Katër shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën Veriore.
Dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.
“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.