Katër persona të dyshuar po kryenin shit-blerje të kokainës, kapen në flagrancë nga Policia

Antidroga në Prishtinë pas një hetimi një mujor të shtunen rreth orës 15:10, ka zhvilluar një operacion policor me ç ‘rast në parkingun e një pompe të derivateve në Fushë Kosovë, ka arrestuar në flagrancë katër persona të dyshuar.

Siç njofton policia, gjatë arrestimit tek i dyshuari (A.M) janë gjetur një sasi e narkotikeve e llojit Kokainë me peshë prej 11.1 gramë të cilën e  kishte blerë nga i dyshuari tjetër (A.B), dhe tek i cili janë gjetur gjashtë qind e pesë dhjetë (650) Euro para të gatshme të cilat i kishte nga të dyshuarit që gjendeshin në automjet dhe tek këmbët i është gjetur një sasi e Kokainës me peshe prej 6.1 gramësh.

“Pas arrestimit të personave të dyshuar në konsultim me autoritetet e drejtësisë është bërë kontrollimi i banesës së të dyshuarit të lartcekur (A.B) e cila gjendej ne Fushë Kosovë ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: gjashtë (6) paketime të madhësive të ndryshme të mbushura me kokainë me peshë të përgjithshme prej (83.7 gram), 4150 Euro para të gatshme (që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e narkotikeve), një (1) peshore digjitale, gërshërë dhe pajisje të cilat i ka përdorur për paketimin e narkotikeve”, njofton policia.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar dy vetura: një BMW ngjyre e zezë, një Ford me të cilat dyshohet se lëviznin personat e dyshuar, si dhe katër telefona celularë.  

Me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen mbajtje për procedura të mëtejme, njofton policia./Gazeta Enigma/

Related Articles