Policia e Kosovës ka njoftuar se në adresë të tyre katër raste të dhunës janë raportuar, shkruan Gazeta Enigma.
Një u shënua në Graqanicë, një në Drenas, Fushë Kosovë e Prishtinë.
Në tri raste viktima është grua.
· Graqanicë / 15.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokuronit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Drenas / 26.10.2025 – 21:30. Më 15.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me 26.10.2025 përmes telefonit e kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë / 15.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është duke përjetuar dhunë psiqike nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë /11.12.2025-22:45. Me 16.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
