Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut, Policia jep detaje

Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut, Policia jep detaje

Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidentin këtë të diel në fshatin Drejë të Istogut, raporton Gazeta “Enigma”.

Të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës”.

“Mjeku kujdestar ka thënë se ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi. /Gazeta Enigma/

Related Articles