Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, ka konfirmuar se Njësia A-5 ka dalë jashtë funksionit.
Ai ka thënë se së shpejti Blloku A-5 do të kthehet në operim.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se njësia A5 pas remontit kapital ka hyrë në operim me datë: 06.05.2023 dhe ka qenë në fazë testuese.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar të gjitha vërejtjet të cilat janë në fazën e eliminimit dhe njësia pritet të kthehet në operim së shpejti.
Për më tepër, pas remonteve kapitale janë të planifikuara-nevojshme ndaljet për eliminimin e vërejtjeve për operim të sigurt të njësisë përkatëse”, tha ai.