Sadio Mane dhe Leroy Sane ishin parë duke u grindur në fushë gjatë humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Kjo gjë u përshkallëzua prej andej ku u përdorën edhe grushtet në dhomat e zhveshjes, shkruan BILD.
Lojtarët e tjerë të Bayern Munich thuhet se i kanë ndarë Manen dhe Sanen pas përleshjes fizike, e cila erdhi nga zhgënjimi i senegalezit për mënyrën se si gjermani i kishte folur gjatë lojës.
Bayern Munich ende nuk ka komentuar asgjë mbi incidentin e raportuar.
Shkaku i mosmarrëveshjes thuhet se ishte skena në minutën e 83-të kur Sane iu ankua Manes për një tentativë vrapimi pas mbrojtjes. Sane donte që lojtari senegalez t’i dilte shkurt dhe me zemërim iu drejtua.
Ky aktuali është një sezon jashtëzakonisht dramatik për Bayern Munich. Ata shkarkuan Julian Nagelsmannin mes raporteve për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, duke e zëvendësuar atë me Thomas Tuchelin.
Sadio Mane tani mund të përballet me dënim nga klubi për veprimet e tij, ndërsa Sane thuhet se ka një shenjë në fytyrën e tij nga goditja.