Kërkesa e Escobarit – “Nëse Kurti bëhet i mençur, e shtyn këtë afat për targat”

Kërkesa e Escobarit  – “Nëse Kurti bëhet i mençur, e shtyn këtë afat për targat”

Opinionisti kosovar, Vehbi Kajtazi po vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet të tregojë shkathtësi, për të dëgjuar rekomandimin e ndërkombëtarëve për të shtyrë zbatimin e vendimit për targat.

Kjo sipas Kajtazit, meqë këto janë çështje teknike të cilat nuk ndikojnë asgjë në të ardhmen e vendit, përveç siç potencoi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, marrëveshjes finale.

”Kur jemi në një process dialogu, palët duhet t’i eleminojnë të gjitha ato pengesa që e pengojnë arritjen e një marrëveshjeje. Neve na intereson marrëveshja finale me Serbinë”.

”Këto janë çështje teknike që nuk kanë asnjë ndikim për të ardhmen tonë, e as të këtij vendi. Nëse Kurti bëhet i mençur, e shtyn këtë afat për targat, sepse nëse vendos me zbatu vendimin e vet, atëherë çka ndodhë?”

”A jemi ne të gatshëm t’i çojmë Njësinë Speciale në veri? – apo mos e kemi bo Njësinë Speciale si një lloj kompanie private e sigurimit fizik. Nuk çohet policia për gjithçka në very. Ata janë për operacione të mëdhaja”.

”Në shumicën e këtyre rasteve, policia jonë është poshtëruar me mijëra raste. Pse duhet me i çu ne vazhdimisht policinë special me i tregu Serbisë, se jemi një shtet a?”

”Ne jemi në një proces dialogu”.

Related Articles