Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, të njëjtit, natën e mbrëmshme me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M.

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Related Articles