Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve për spinuazh tek BIA serbe.
Kërkesa i është bërë Gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të dyshuarit me inicialet B.Sh. dhe M.Q., u arrestuan dje në Ferizaj.
“Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”, thuhet në komunikatën e PSRK-së. /Gazeta Enigma