Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendour për tarifat e reja të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kËh, derisa në lidhje me këtë ka reaguar edhe KESCO.
Nga KESCO kanë thënë se janë të përgatitur që të implementojnë tarifat e reja sipas vendimi të djeshëm të ZRrE-së.
“KESCO ka pranuar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë që hyjnë në fuqi nga data 9 shkurt deri me 31 mars të vitit të ardhshëm. ZRRE ka prezantuar aplikimin e bllok tarifave për konsumatorët familjarë. KESCO është e përgatitur për implementimin e këtyre tarifave”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ata konfirmuar se kur harxhon 800 kËh s’paguajnë me rritje dhe se bllok tarifa fillon ndaj shpenzimi mbi 800 kËh.
“Për konsumin deri në 800 kËh nuk ka rritje. Pra, kjo vlen për të gjithë konsumatorët dhe të gjithë do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë për 800 kËh e parë. Bllok tarifa që fillon nga shpenzimi mbi 800 kËh e tutje do të afektojë rreth 22 për qind të konsumatorëve. Pra, për 78 për qind të konsumatorëve nuk do të ketë fare rritje”.
“Por, konsumatorët duhet të kenë kujdes pas kalimit të pragut ku është vendosur bllok tarifa. Kjo, pasi kilovatët e shpenzuar nga 801 e tutje kanë çmim të ndryshuar, që nxit kursimin e energjisë elektrike”, thuhet më tutje në njoftim. /Gazeta Enigma/.