Këta janë dy vëllezërit Vllasaliu të dyshuar për vrasjen e Bedri Rexhepit

Këta janë dy vëllezërit Vllasaliu të dyshuar për vrasjen e Bedri Rexhepit

Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu po akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi.

Sipas prokurorisë motivi i vrasjes ishin 30 mijë euro.

InDoks ka arritur të sigurojë fotografitë e dy vëllezërve 48 e 54 vjeçarë.

Dyshja nga prokuroria po akuzohen për dy vepra penale, vrasje e rëndë dhe dëmtim i varreve apo kufomave.

Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasliu, sipas prokurorisë për 4 muaj radhazi kishin planifikuar vrasjen e Bedri Rexhepit duke e shfrytëzuar afërsinë me viktimën. Ai dyshohet se u vra në shtëpinë e të pandehurit, Nexhat Vllasaliu në fshatin Vllasalli.

Mbetjet mortore të të ndjerin arrijnë të gjenden pas 18 muajve, më saktësisht 30 shtator të këtij viti.

Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qyteti të Shtimes. Përveç familjarëve e të afërmeve edhe një numër i madh i qytetarëve u panë të pranishëm për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.

Related Articles