Këta janë dy viktimat e vrasjes në Klinë, janë familjar

Këta janë dy viktimat e vrasjes në Klinë, janë familjar

Dy persona kanë ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Klinë, raporton Enigma.

Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Enigma.

Sipas raportimeve, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit, e që tashmë i është dorëzuar autoriteteve.

Gjithashtu, sipas Sinjalit, viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (djem të axhës).

Related Articles