Gjatë ditës së hënë pritet që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti do të mbajnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, në orën 10:00.
Ndërsa, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. për nderë të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ismajl Kryeziut. (Ora 10:00).
Përveç kësaj, Komuna e Prizrenit organizon homazhe edhe pranë lapidarit të dëshmorit, Ismajl Kryeziut, në Arbanë. Homazhe këto që do të mbahen rreth orës 10:30. /GazetaEnigma/.