Këto janë skuadrat që morën biletën për Kupën e Botës – Katar 2022

Këto janë skuadrat që morën biletën për Kupën e Botës – Katar 2022

Kupa e Botës po merr formë dita-ditës për sa u përket skuadrave pjesëmarrëse në të. Deri më tani janë mësuar emrat e 19 skuadrave që do të jenë pjesë e Katar 2022.

Edicioni i 22-të i Kupës së Botës do të zhvillohet midis 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit. Turneu do të ketë 32 skuadra pjesëmarrëse. Pjesa tjetër e skuadrave që nuk janë kualifikuar, ende do të dalin nga play-off.

Katari, si vend organizator, është i kualifikuar automatikisht. Nga Evropa janë kualifikuar deri më tani 10 skuadra: Spanja, Gjermania, Franca, Belgjika, Serbia, Danimarka, Kroacia, Anglia, Zvicra dhe Holanda.

Nga Azia janë katër skuadra të kualifikuara: Irani, Korea e Jugut, Japonia dhe Arabia Saudite. Nga Amerika e Jugut janë kualifikuar: Brazili, Argjentina, Uruguaj dhe Ekuadori. /Gazeta Enigma/

Related Articles