“Vdes” nga sulmi në zemër një 21-vjeçar nga Suhareka, mjekët e kthejnë në jetë

Një 21-vjeçar “vdes” nga sulmi në zemer, por mjekët e Suharekës e kthejnë në jetë.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim nga QKMF e Suharekës.

Në njoftim thuhet se 21 vjeçari është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Duhël të Suharekës.

Sipas një njoftimi nga QKMF e Suharekës në Facebook, i riu ka pësuar arrest kardiak, të cilin e kanë shpëtuar mjekët duke e rikthyer në jetë.

“Sot ne QMF Duhel eshte sjellur nje pacient i moshes 21 vjeç pa shenja jete Dg:Arrest cardiac.Ekipi urgjences nen udhëheqje te Dr.Betim Iballi dhe Dr.Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.

Related Articles