Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19.
Gjatë kësaj kohe nga COVID-19 kanë vdekur katër persona, dy meshkuj dhe dy gra.
Tre prej tyre i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare teksa njëri 60-69 vjeçare.
Viktimat janë nga këto komuna: Gjakovë, Vushtrri, Podujevë, Obiliq./Gazeta Enigma/