Familaj Bytyqi nga Komuna e Ferizajt të dielen e 18 gushtit u përballën me një fatkeqësi në Prevallë të Prizrenit ku u goditën nga rrufeja, ku për pasojë 64-vjeçarja Halime Bytyqi mbeti e vdekur, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga po e njëjta familje kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë. Policia ka njoftuar se gjendja shëndetësore e të katër të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Po ashtu, lëndime kanë pësuar edhe (4) personat që ishin në afërsi por sipas mjekëve kujdestar gjendje e tyre është stabile-jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/