Kjo është gjendja shëndetësore e policëve të aksidentuar në veri

Kjo është gjendja shëndetësore e policëve të aksidentuar në veri

Tetë policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc të Leposavqit po trajtohen në emergjencën e spitalit të Mitrovicës, raporton Enigma.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit Regjional, Nita Hakaj.

“Tetë policët e lënduar janë duke e marrë trajtimin në Emergjencën e spitalit të Mitrovicës, por  nuk kemi më shumë detaje sepse janë duke u ekzaminuar.”, ka thënë ajo.

Aksidentin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

“E kam informacionin për aksident. Asnjë nga policët nuk është në rrezik për jetën.”, ka thënë shkurt ai.

Related Articles