Kjo është nënkryetarja dhe drejtorët e ri të emëruar për Komunën e Prishtinës

Kjo është nënkryetarja dhe drejtorët e ri të emëruar për Komunën e Prishtinës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka prezantuar sot ekipin drejtues të kësaj partie në Komunën e Prishtinës

Përmes një konference, Ismaili tregoi që partia e tij ka emëruar për herë të parë një grua si nënkryetare të kryeqytetit të Kosovës.

Në rolin e nënkryetares së parë grua të Prishtinës, PDK ka emëruar, Donjeta Sahatçiun.

Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Prishtinës

Ai gjithashtu prezantoi edhe ekipin e katër drejtorëve nga radhët e PDK-së për katër vitet e ardhshme.

Drejtore për Arsim është emëruar, Besianë Musmurati, Drejtor për Sport do të jetë, Granit Rugova, Drejtor i Shërbimeve Publike do të jetë, Ilirik Musliu, ndërsa Drejtor i Bujqësisë është emëruar, Plator Gërdovci. Gjatë ditëve në vijim Ismaili pritet të emërojë edhe udhëheqësin/en e Drejtorisë së Kulturës.

Ndryshë, Ismaili tha se të gjithë të emëruarit në këto pozita janë figura të dëshmuara, profesionistë dhe me integritet, të cilët me angazhimin e tyre do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles