Kryekuvendari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion vetëm një banesë me 100 m2 në vlerë të 67,125.00 eurove të blerë përmes kredisë në vitin 2018.
Kurse para të gatshme në banka kosovare ka deklaruar 2,649.00 në BKT dhe 2,800.00 që i ka deklaruar si kursime.
Konjufca ka obligime kreditore prej 67,125.00 për 12 vite nga data e marrjes së kredisë.
Si të hyrë mujore e ka pagën që e merr nga Kuvendi 3,095.10 dhe bashkëshortja e tij 640.00 pagë mujore nga Universiteti i Prishtinës.
Konjufca nuk ka deklaruar pronë të luajtshme (veturë).