Komandanti i kontigjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla deklaroi se ekipet kosovare kanë nxjerrë të gjallë dy persona që ndodheshin nën rrënoja në Turqi.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla u shpreh se operacioni i shpëtimit u krye në një godinë 7-katëshe, e cila ishte shembur tërësisht si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.
“Me pajisjet tona të dëgjimit, me kamera dhe pajisje të tjera, kemi arritur të identifikojmë dy persona gjallë nën rrënoja. Ka qenë një pallat 7-katësh dhe në katën e pari kemi identifikuar dy zëra, njëri i moshës madhe dhe tjetri një fëmijë i vogël.
E gjithë ndërtesa ka qenë e rrënuar aty. Katet kanë qenë pothuajse të palosura me njëri-tjetrin. Ka qenë një katastrofë”, theksoi ai.