Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku nga atje ka folur për sigurinë në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it, Ristuccia u takua sot me ministrin Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingjin.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, dhe Gjeneral Brigade Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, dhe i falënderoi ata për kontributin e madh të Shqipërisë në KFOR”.