Pothuajse jemi në përfundim të sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, e kryetarit të Komunës së Podujevës i ka ra ndërmend që t’i del në ndihmë skuadrës së kësaj komune, KF Llapit që garon në Superligë, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se me propozim të Kuvendit Komunal i kanë ndarë 20 mijë euro për KF Llapin.
Bulliqi ka thënë se janë të vetëdijshëm se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për Llapin, po këtë ndihmë e kanë bërë në bazë të mundësive buxhetore të kësaj komune, përcjellë Gazeta Enigma.