Kosova në muajin nëntor do të luajë dy ndeshje, një miqësore dhe tjetra do të jetë për eliminatorët e Botërorit 2022, shkruan Gazeta Enigma.
UEFA ka konfirmuar se më 10 nëntor, Dardanët do të përballen me Jordaninë në Prishtinë. E shteti i JOrdanisë është në pozitë relativisht më të mirë se Kosova sa i përket rangimit në FIFA Ranking – Tetor 2021, saktësisht në pozitën e 90-të.
Në anën tjetër Kosova aktualisht mbanë pozitën 113 në plasmanin aktual të renditjes së përgjithshme të FIFA-s, me 1161.19 pikë të përgjithshme, para Tagjikistanit e Afrikës Qbndrore dhe pas Libisë, Zelandës së re dhe Republikës së Koresë, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshja miqësore e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”, luhet nga ora 18:00. Derisa pastaj Kosova do të udhëtoj në Greqi për t’u ndeshur me helvetikët për ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorit 2022, e cila zhvillohet në Athinë, në “Spyros Louis”, shkruan Gazeta Enigma.