Policia e Kosovës bëri të ditur se të mërkurën ka arrestuar një person, të cilit në shtëpinë e tij i janë gjetur të kultivuara 72 bimë te dyshuara te llojit kanabis, raporton Gazeta Enigma.
Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike.
“Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ne raportin e Policisë. Gazeta Enigma.