Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draft-dokumentin që është propozuar nga pesëshja evropiane për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se propozimin e kësaj here ndërkombëtarët janë munduar ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Drafti që unë e pashë, por nuk pata mundësi shumë ta analizojë thellësisht, sepse menjëherë kryeministri prej atje vazhdoj, nuk mujtem me analizu në detaje, qeveria me siguri e ka analizuar, por unë si kryetar i parlamentit jo. Janë munduar të shkruajnë në përputhje dhe me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.
Kur u pyet se a përkon me draftet apo propozimet prej organizatave qeveritare më herët, Konjufca tha se propozimi i tanishëm është ndryshe.
“Jo është goxha ndryshe, ndaj tyre kemi qenë shumë kritik, edhe i kemi mohuar me automatizëm menjëherë”, ka thënë Konjufca.