Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca të enjten ka deklaruar se beson se nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian propozimi i draftit të Asocicionit të Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka deklaruar Konjufca pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbajtur gjatë së enjtes.
“Drafti i dorëzuar nga Bashkimi Evropian ka një parregullsi, nuk është kompetencë e Bashkimit Evropian, Nëse bashkimi Evropian nuk e modifikon këtë qëndrimin, atëherë i bie që do me ia marr me zor kompetencën shtetit të Kosovës, kjo është e pamundshme, në relacionin që kemi me BE-në”, u shpreh Konjufca.
Ai shtoi se “Kompetencën nuk mundet me e marrë Bashkimit Evropian për me propozu një draft zyrtar, i cili do të jetë draft zyrtar që do të kalojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në instanca tjera”. / Gazeta Enigma.