Konjufca: Vetëm duke pasur pozicion unik, Kosova dhe Shqipria mund të kenë sukses

Konjufca: Vetëm duke pasur pozicion unik, Kosova dhe Shqipria mund të kenë sukses

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas takimit me liderin Partisë Demokrate, Lulzim Basha, ka thënë se vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria mund të kenë suksese, raporton Gazeta Enigma.

“Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Më erdhi mirë kur i dëgjova qëndrimet e PD-së për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen, veçanërisht në dialogun me Serbinë, në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatit përfundimtar duan ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një etniteti territorial serb brenda Kosovës dhe kontrolluar nga Beograd, duke e hapur edhe planin e Ahtisarit. Më gëzoj shumë fakti që qëndrimet e PD-së janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës të cilat i shpjegoj edhe kryetari Basha. Këto na ndihmojmë në pozicionimin e Kosovës në proceset e ardhshme, e edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve evropiane. Vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët të dy shtetet tona mund të kenë suksese. Me zëra të ndarë, të fragmentuar me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë kemi përjetuar vetëm dëme”, tha Konjufca.

Ndërsa, lideri i PD-së, Lulzim Basha tha se do të qëndrojnë krah për krah me Kosovën karshi sfidave që e presin.

“Në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballje ne sfidave të tjera, ku për PD dhe mua personalisht mbetet prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve, si një investim i domosdoshëm për të çimentuar stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit tonë”, theksoi Basha.

Related Articles