Liburn Aliu deklarohet pas seancës gjyqësore: Aktakuza ndaj meje s’ka bazë ligjore

Liburn Aliu deklarohet pas seancës gjyqësore: Aktakuza ndaj meje s’ka bazë ligjore

Ministri i Mjedisit dhe Planfikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas përfundimit të seancës gjyqësore, ku ai është i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tha se aktakuza ndaj tij nuk ka bazë ligjore.

Sipas tij, sa ka qenë drejtor i Urbanizimit në komunë e Prishtinës, vetëm e ka mbrojtur pronën publike.

“Ajo çka kemi bërë ne dhe unë si drejtuar e kam mbajtur interesin publik, në këtë rast në Prishtinë e re të ketë shkollë siç e parasheh plani. Që të jepet një leje duhet të bazohemi në plan dhe ne jemi bazuar në plan”, ka thënë Aliu.

“Këto plane janë aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe janë vërtetuar ligjërisht dhe nuk ka mundësi tjetër që drejtoria e urbanizmit të jep leje ndryshe nga këto plane. Aktakuza nuk ka bazë kemi zbatuar ligjin dhe kemi mbrojtur pronën publike”, ka deklaruar Aliu.

Ai tha se është optimist se Gjykata do të marrë vendimin e duhur.

Ndërsa Avokati i Aliut, Fatlum Podvorica tha se aktakuza është ngrit pas dy vjetësh, derisa tha se ka bazë ligjore për hudhjen e saj, raporton EO.

“Në rastin konkret kallëzimi penal është ngritur nga Dan Imeri, që i bie se aktakuza është ngrit pas dy vite e dy muaj dhe në rastin konkret ka bazë ligjore për hudhje të aktakuzës si të paafatshme”, ka deklaruar Podvorica.

Ndryshe, sipas aktakuzës, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Related Articles