Kosova të dielën e mbyll fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës. “Dardanët” në Thessaloniki përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze.
Kosova renditet e fundit në grupin B dhe “Dardanëve” i duhet një fitore prej mbi katër gola për të mos mbetur e fundit.
Në anën tjetër, si Kosova edhe Greqia nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.
“Helenët” kështu humbasin turneun e katërt radhazi madhor. Ata gjenden në vendin e tretë në grup me nëntë pikë dhe rezultati i ndeshjes së sontme nuk do të ndikojë në renditjen e tyre.
Kosova kështu e luan këtë ndeshje të fundit të vitit 2021, një vit që për kombëtaren e futbollit nuk ishte aspak i mirë./Gazeta Enigma/