“Kosova ka probleme me vetveten”, shpenzimet e diasporës nuk i ndimuan vendit të dalë nga kriza ekonomike

“Kosova ka probleme me vetveten”, shpenzimet e diasporës nuk i ndimuan vendit të dalë nga kriza ekonomike

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka bërë që ekonomia e Kosovës të ringjallet, përkundër asaj se vendi tash e një kohë ballafqohet me krizë financiare, derisa prej pandemisë shumë biznese edhe janë mbyllur, shkruan Gazeta Enigma.

Por, sa fitoi Kosova nga ardhja e mërgimtarve?

Sipas ekspertëve, thuhet se të hollat e shpenzuara janë mbështjetje për ekonominë e Kosovës, sidomos në kohë të pandemisë.

Këtë e thotë edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, mirëpo ai thekson se përderisa nuk ka investime të drejtëpërdrejta, të cilat sipas tij reflektojnë në rritje ekonomike dhe zhvillim, nuk ka vend për komoditet ekonomik si shtet dhe nuk mund të flitet për dalje nga kriza ekonomike.

Mustafë Kadrijaj, njohës i çështjeve të ekonomisë

Ai për Gazetën “Enigma” thotë se remitancat e diasporës janë i vetmi burim i pastër dhe të vetme teëhyra monetare.

Sipas Kadrijajt dihet që Kosova si rezultat i importeve të mëdha në mallëra dhe shërbime bënë që të eksporton paranë, pra sipas tij kjo është diçka jo e mire per ekonomine e vendit.

“Por, nuk mjafton kjo sepse ende remitancat shfrytëzohen për konsum si dhe për blerje të pronave duke bërë që të fuqizohen qendrat tregtare dhe sektori i ndërtimit. Pra tani e tutje i mbetet qeverisë që të krijojë ambient ligjor dhe infrastrukturor që të rrit dozën e  sigurisë dhe të krijohet gatishmëria nga diaspora për investime serioze të cilat do reflektonin në punësim dhe mirëqenie të qytetarëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndërsa, në bazë të disa hulumtimeve të Organizatave joqeveritare, mërgimtarët kanë shpenzuar rreth 1 miliriadë euro, duke përfshirë edhe remitancat.

Hulumtimet e OJQ-ve, i ka mbështetur edhe Arbnor Mjeku nga Organizata “Germin” që merret kryesisht me diasporën.

Mjeku ka thënë se për periudhën janar-tetor të vitit të kaluar remitancat kanë shënuar rekord, ku arritën vlerën e 956 milionë eurove ose 20 përqind më shumë sesa për të njëjtën periudhë në vitin 2020.

“Gjatë vitit (2021) ne presim një rritje prej 2 miliardë eurove, duke përfshirë remitancat dhe shpenzimet të cilat bëhen në Kosovë, pra 1 miliard e më shumë kanë me qenë remitanca dhe pjesa tjetër kanë me qenë shpenzime të cilat bëhen nga bashkatdhetarët në momentet kur frekuentojnë vendet e tyre amë, qoftë periudhën verore e po ashtu edhe në festat e fundvitit në dimër”.

“Ne e dimë që shpenzimet janë të ndryshme e po ashtu, shpenzimet diasporës përbëjnë një kategori tjetër të të ardhurave në Kosovë. Këto të hyra janë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës, duke ditur se buxheti i Kosovës është vetëm 2.7 miliardë euro gjë që tregon se të ardhurat e diasporës po e mbërrijnë atë shifër dhe jemi me fat që kemi atë shifër”, thotë Mjeku.

Ndërsa, ekonomisti Safet Gërxhaliu, thotë se çkado që të bëjë Kosova për diasporën e ka të pamundur ta falënderoj për kontributin e dhënë për të kaluarën, sot dhe të ardhmën.

Safet Gërxhaliu, njohës i çështjeve të ekonomisë

Gërxhaliu thekson se kontributi kontributi i diasporës brenda një viti kalendarik është ndoshta shumë më i madhë se vet buxheti i miratuar.

“Është e vërtetë që në qeverinë e Kosovës edhe në vitin 2020-2021 kemi pasur pako për rimëkëmbje, por pakoja më e fuqishme dhe më e qëndrueshme ka qenë ajo e ardhur nga diaspora”, ka thënë Gërxhaliu për Gazetën “Enigma”.

Ai shton se në Kosovë është duke dominuar agjenda politke dhe jo ajo ekonomike apo sociale, prandaj sipas tij vendi ka problem me vetveten.

Sipas tij, problemet e vitit 2021 po bartën në vitin 2022 dhe vet fakti që pas pandemisë COVID, do të ketë pandemi ekonomike, kjo nuk është marrë me seriozitet.

“Në këtë drejtim duhet të gjenden format për të stimuluar sektorin privat dhe qytetarët për të minimizuar pasojat negative të ngritjes së çmimeve të produkteve strategjike, në rend të dytë duhet ta forcojmë diplomacinë ekonomike dhe politike, në rend të tretë duhet të promovohet stabiliteti ekonomik, sundimin e rendit te ligjit dhe tërheqjen e investitorëve të huaj”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërsa, kryeministri Kurti për mërgatën tha se është e ngjashme me diasporën turke në Gjermani dhe me diasporën irlandeze në Amerikë.

“Ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, diaspora jonë do të dërgoj mbi 1 miliard euro, pa përfshirë këtu paratë kesh që i sjellin me vete”, tha kryeministri Kurti dhe shtoi se remitancat e diasporës në Kosovë janë mbi 20 për qind të bruto produktit vendor.

“Ndoshta diaspora irlandeze e turke sjellin më shumë para në vendlindje, por nuk besoj në këtë raport me bruto produktin vendor e buxhetin e shtetit”, tha ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës e ka votuar në parim Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Ky buxhet parashihet që të jetë 2 miliard e 748 milionë euro.

Mirëpo, sipas ish-ministres se Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, këtu kanë ndikuar pjesëmarrja rekord e diasporës sivjet dhe remitancat.

“Në vitin 2021 kishim relaksim të madh të masave pothuajse u hoqën të gjitha masat. Ne e dimë për relaksimin e masave që u bënë para shfaqjes së variantit “Delta” të koronavirusit edhe kjo pastaj pati një kosto të madhe me jetën e njerëzve”.

Ajo thotë se ka pasur prezencë jashtëzakonisht të madhe të diasporës dhe ka pasur remitanca jashtëzakonisht të mëdha. /Gazeta Enigma/.

Related Articles