Për herë të parë Kosova po bëhet mikpritëse e komandës së një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të “Defender Europe 25” – ushtrimi më i madh ndërkombëtar i këtij viti, raporton Gazeta Enigma.
Aktiviteti ushtarak nis sot në Babaj të Bokës, Gjakovë, me pjesëmarrjen e 25 mijë ushtarëve nga 29 vende partnere.
Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi se kjo është dëshmi e qartë e rritjes së rolit të Kosovës si një vend i besueshëm për partnerët strategjikë. “Defender Europe 2025” do të zhvillohet nga 26 maji deri më 9 qershor, me pjesëmarrjen e rreth 25 mijë trupave nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.
Ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë. / Gazeta Enigma.