Ministria e Shëndetësisë njofton se Kosova ka pranuar 515 mijë e 970 doza të vaksinnës Pfizer nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Tutje, në njoftimin e bërë nga MSH kërkohet nga mediat që të jenë të pranishme në ceremoninë e pranimit zyrtar të këtij donacioni, derisa do të marrin pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”.
“Në ceremoninë pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi”,thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/.