Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 444.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 587 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot 744 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.