Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, këtë të mërkurë ka takuar Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Tutje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se në këtë takim, ministri Latifi ka njoftuar Ambasadoren Jusufi për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.
Gjatë këtij takimi Latifi ka njoftuar Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë për to.
“Në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinjë nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Mqedonisë së Veriut. Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në Kosovë dhe Shqipëri. Theks të veçantë i’u dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm. Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë”, thuhet nga MSH.
Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësië së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën./Gazeta Enigma/