Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në takimin e radhës.
Në rend dite të këtij takimi që mbahet nga ora 13:30 është pezullimi i dy partive politike.
Bëhet fjalë për Partinë Socialdemokrate dhe Lëvizjen për Bashkëveprim.
KQZ-ja do ta shqyrtojë edhe rekomandimin për shlyerjen e borxheve të partive dhe subjekteve politike për periudhën 2014 – 2020.