KQZ pas vendimit të PZAP-së: Brenda 48 orëve palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

KQZ pas vendimit të PZAP-së: Brenda 48 orëve palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për çështjen e certifikimit të Listës Serbe, raporton Gazeta “Enigma”.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Gazetën “Enigma” se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, tha Elezi.

Related Articles