KQZ përditëson të dhënat: 149 vota më shumë për VV-në, 61 për AAK-në, PDK dhe LDK mbesin njëjtë

KQZ përditëson të dhënat: 149 vota më shumë për VV-në, 61 për AAK-në, PDK dhe LDK mbesin njëjtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 11:54 ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.87 për qind, apo 340 mijë e 690 vota.

Nga përditësimi i fundit, i ditës së djeshme, kjo parti ka shënuar rritje prej 149 votash.

Në vend të dytë vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 22.03 për qind, apo 183 mijë e 661 vota.

Lidhja Demokratike ka 17.61 për qind, apo 146 mijë e 815 vota. Të dyja këto parti nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në vota.

Një ndryshim të lehtë ka shënuar, Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, e cila aktualisht ka 7.46 për qind.

/Reporteri.net/

Related Articles