Krijohen radhë të gjata në disa pika kufitare, kolona deri në 700 metra

Krijohen radhë të gjata në disa pika kufitare, kolona deri në 700 metra

Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin deri në 90 minuta për të kaluar kufirin.

Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Brendshme, shihet se pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 70 deri në 90 minuta, kurse kolona e gjatë 600 deri në 700 metra.

Kolona të gjata ka edhe në pikë-kalimin në Muçibabë, ku prtija është 45 deri në 50 minuta, si dhe në Vërmicë ku pritja është 30 deri në 40 minuta.

Në pikë – kalimin kufitar në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë 20 deri në 30 minuta, ku kolona shkon 50 deri në 70 metra. Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare pritja është më e shkurtër.

Related Articles