Kriptovalutat – Çfarë obligimi kanë ndaj shtetit përdoruesit?

Kriptovalutat – Çfarë obligimi kanë ndaj shtetit përdoruesit?

Nuk ka ndonjë ligj të veçantë për to dhe nuk i njeh as shtetit, por në Kosovë për kriptovaluta duhet të paguhet tatim, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kështu kanë bërë thirrje nga Administrata Tatimore e Kosovës, të cilët kanë thënë se do të përqendrohen në indentifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga këto monedha digjitale. Në të kundërtën, sipas ATK-së, mospaguesit e tatimit do të ndëshkohen.

“Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë çështje për Gazetën “Enigma” është deklaruar njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu i cili ka potencuar se institucioni i cili merret me menaxhim të këtyre monedhave, është Banka Qendrore, ku sipas tij, ky institucion në kohë pandemie, e ka pas bordin e pa kompletuar dhe asnjë vendim nuk kanë mund t`a marrin.

“Në Kosovë dominon agjenda politike dhe procesi ekonomik që ka pak kohë dhe hapësirë. Në këtë drejtim do të thotë institucioni kyç i cili merret me kontroll apo menaxhim, është Banka Qendrore por, paramendoni në kohë pandemie, kjo bankë e ka pas bordin e pa kompletuar dhe asnjë vendim nuk ka mund të hyjë” ka theksuar ai.

Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë

Gërxhali ka thënë se duhet të jetë një sektor i veçantë për kriptovaluta.

“Ka qenë ligji mbi bankat i cili ka nevojë urgjente për tu rishikuar dhe në kuadër të atij ligji, duhet të ketë një departament apo një sektor të veçantë që ka të bëj me kriptovalutat”.

“Tretmani sa i përket kriptovalutave duhet të jetë në fokus të Bankës Qendrore, por një BQK duhet t`a ketë vërtet të kompletuar bordin, të kompletuar ligjin dhe me siguri ky ligj në raport të jetë me parlamentin e Kosovës” potencon njohësi i ekonomisë.

Sipas Gërxhaliut, nëse bëhet analizë në aspektin rajonal dhe evropian, atëherë bëhet fjal për një trend të shfrytëzimit të mundësive për pasurin.

“Është një trend i shfrytëzimit të mundësive përmes këtyre kriptovalutave, por në Kosovë për fat të keq është më tepër në vullnetin e qytetarëve dhe të ekspertëve se sa i shtetit i institucioneve dhe të BQK-së”.

Përkundër kësaj, sipas tij, Banka Qendrore në kohë pandemie ka qenë  institucioni më stabil, më kredibil dhe ai thotë se duhet të falënderohet dhe të refketohet për kapacitetin financiar që ka arrit Kosova.

Edhe Haki Shatri, njohës i ekonomisë në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka potencuar se në këto ditët e fundit ka pas ndryshime të vlerës së kriptovalutave në përgjithësi, tek disa më shumë e tek disa më pak.

“ Vlera e tyre lëviz, por në pergjithësi ka pas një ngritje shumë të madhe në 5 vitet e fundit” pohoi ai.

Haki Shatri, ish-ministër i Financave

“Investimi në këto monedha, ka krijuar një bazë të mirë për disa”

Kështu ështբ shprehur Shatri duke komentuar gjithashtu edhe vendimin e ATK-së, pas komunikatës së lëshuar për pagesën e tatimit për ata që përdorin kriptovaluta.

“Çdo lloj fitimi i individëve, i subjekteve juridike, dhe ndërmarrjeve tatimohet. Është shumë normale t`i paguhet tatim, shtetit në këso raste”, ka potencuar ai.

Poashtu ai ka deklaruar se shume vende në botë e kanë bërë të mundshme, të bëhen pagesa të ndryshme përmes këtyre monedhave.

“Kriptovaluta qarkullojnë në mënyre elektronike. Ato po funksionojnë. Nëse shumë shërbime mund ti paguajmë nëpërmjet bankës, atëherë edhe në këtë mënyrë nuk do të ishte  e gabushme”, ka vlerësuar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Por, cfarë saktësisht kuptojmë me  kriptovalutë?

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir).

Versionet më të popullarizuara janë Bitcoin dhe Ethereum, por ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme në qarkullim, sipas uebsajtit për monitorimin e tregut të kriptovalutave, CoinLore. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles