Kriza energjetike, Kuvendi mban të martën seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Kriza energjetike, Kuvendi mban të martën seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së martë do ta mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur, njofton Gazeta ‘Enigma’.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

”Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.Seanca është paraparë të nis në ora 11:00./Gazeta Enigma/

Related Articles