Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo është konfirmuar nga drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë njoftuar se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.
Seanca ka një pikë të rendit të ditës me debat parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Seanca do të fillojë nga ora 12:00. / Gazeta Enigma.