Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kryediplomati grek do të takohet edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit të kaluar./Gazeta Enigma/