Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën, më 7 qershor, do të realizojë vizitë zyrtare në Shqipëri, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë qëndrimin në Tiranë, kryekuvendari Konjufca do të takojë krerët më të lartë institucionalë të Shqipërisë, presidentin Ilir Meta, kryekuvendarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama.
Njëherësh kjo është vizita e parë zyrtare jashtë vendit e Konjufës, në cilësi të kryetarit të Kuvendit. /Gazeta Enigma/