Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 kosovarë kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur, raporton Gazeta Enigma.
Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.
Shefi i Qeverisë ka falënderuar autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë.
“Në valën e kthimit të qindra mijëra diasporës sonë për bashkime familjare, një autobus nga Frankfurti në Prishtinë ka dalë nga shinat nga një rrugë në Kroaci duke lënë 10 të vdekur, 8 të plagosur rëndë & 4 nën operacion”, shkroi ai, gjersa shtoi se “Është një ditë tragjike dhe e trishtuar për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.
“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të plagosurve rëndë dhe për tu kujdesur për të plagosurit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter./Gazeta Enigma/