Fajtorët dhe përgjegjësit për zhdukjen e profesorit Ukshin Hoti, e kanë arkivën e zhdukjes së tij, kështu ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më tej ai ka fajësuar Beogradin zyrtar për zhdukjen pas lirimit nga burgu të profesorit Hoti në maj të 1999-tës.
“E vërteta për profesor Ukshin Hotin me siguri ndodhet në arkivat e Beogradit. Ai është zhdukur pas lirimit nga burgu dhe atë menjëherë në maj të vitit 1999. Prandaj, ata që janë fajtorë, ata që janë përgjegjës, ata e kanë edhe arkivin e zhdukjes së profesor Ukshin Hotit”, ka thënë ai.
Me rastin e ditëlindjes së 81-të të Hotit, i pari i qeverisë ka bërë homazhe pranë bustit të tij dhe vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe. /Gazeta Enigma.