Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Kryeministri Kurti në bisedën telefonike që bëri të premten me Escobar, ka njoftuar për temat që kanë diskutuar, duke filluar nga stabiliteti dhe siguria në rajon deri tek dialogu me Serbinë.
“Gjatë një bisede telefonike me përfaqësuesin e DASH @StateEUR Gabriel Escobar, diskutuam rëndësinë e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe përkushtimin tonë për dialogun parimor me Serbinë që çon në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”, shkroi Kurti në Twitter.
Kryeministri Kurti bisedoi me Escobar edhe më 19 nëntor, ku diskutuan për reformat demokratike, programin mbi punë dhe drejtësi, angazhimin për dialog dhe nevojën për të parë rezultate dhe progres në dialog që përqendrohet në njohje reciproke./Gazeta Enigma/
During a phone conversation with DAS @StateEUR Gabriel Escobar, we discussed the importance of peace, security and stability in the region, as well as our commitment to principled dialogue with Serbia that leads to a legally-binding agreement. pic.twitter.com/HOSTgxnCrI— Albin Kurti (@albinkurti) December 3, 2021