Kryeministri Kurti sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Kryeministri Kurti sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria Speciale e pret kryeministrin e Kosovës sot në 09:30 për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore, raporton Gazeta Enigma.

Teksa ende nuk dihet nëse Kurti do paraqitet në organin e drejtësisë, ai mbrëmë ishte në Slloveni.

“Zëri i Korit të Filharmonisë së Kosovës, me një program të veçantë me përmbajtje kryesisht veprash shqipe me emra si Antoni, Rudi, Mengjiqi, Jashari, Tole dhe Syla, kumboi fuqishëm nën dirigjimin e maestro Baki Jasharit. Jashari ka kaluar më shumë se 20 vjet jetë me veprimtari muzikore në Slloveni. Rikthimi i tij në Lubjanë, sa ishte emocionues, aq ishte edhe mbyllje e një cikli të karrierës së jashtëzakonshme prej dirigjenti pas pensionimit të tij këtë vit. Pas koncertit, patëm kënaqësinë që në një pritje të ngrohtë të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, të takojmë diplomatë të shumtë, komunitet shqiptar që jetojnë në Slloveni, dhe miq e dashamirë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti. / Gazeta Enigma.

Related Articles