Këtë javë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca.
Kështu ka njoftuar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00.
“Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”.
Gjithashtu, ajo bëri me dije se të enjten me fillim të orës 10:00, Kuvendi mban seancë të re ku edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të raportohu për takimin në Ohër.
“U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.