Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të enjten pasdite.
Në këtë mbledhje pritet të caktohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin dhe presidentja Vjosa Osmani do të ketë adresimin e saj vjetor para deputetëve.
Rendi i ditës së kësaj mbledhje:
1. Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
2. Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Saj, zonja Vjosa Osmani-Sadriu, para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës./Gazeta “Enigma”/